Celebrities Gossip Showbiz

Luizi ka “hequr dorë” nga çmimi i madh? Ja mendimi i Oltës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Olta është shprehur se në këtë pikë të lojës edhe Luizi e do jashtë shtëpisë Kiarën, por e ka të pamundur ta artikuloj këtë gjë. Ndërkohë që nga ana tjetër ka qenë Luizi ai i cili siç duket “ka hequr dorë” nga çmimi i madh duke u shprehur se do të nxjerr fituese Kiarën.

Luizi: Unë do nxjerr Kiarën fituese të këtij BBV.

Olta: Atë nuk e bën dot ti. Nuk e thotë dot ai dhe është normale por që edhe ai do që të dal Kiara. Nuk e thotë dot por unë ia lexoj. Po tha, dua të dal Kiara del skarco fare, del bllof. Por unë e di, ia lexoj. Ky është i lodhur nga kjo histori

Ditën e sotme Dea ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetim vizatojnë shtëpinë e tyre. Për një periudhë kjo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundra saj. Për atë video Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.