Celebrities Gossip Showbiz

Luizi nxeh Amosin: “Njeriun nga kafsha e dallon logjika!”

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Loja po bëhet çdo ditë edhe më e fortë, dhe teksa ka lojë brenda lojës, dje banorët iu nënshtruan provës së rezistencës. Luizi u shtir sikur urinoi në kovë, gjë që u komentua keq nga pjesa tjetër e banorëve. Amosi e quajti këtë veprim kafshëror, pasi udhëhiqej nga instikti e jo nga mendja njerëzore, sipas tij.

Ka një gjë që e dallon njeriun nga kafsha edhe kjo është logjika. Nuk ke pse më justifikohesh mua, Luiz. Ajo që ti bërë reflekton kafshën.