E lindur dhe rritur në Zvicër, por zgjedh tregun muzikor shqiptar! Çfarë zbuloi Eda Sejdiu në TAR?!
Lancio
15:32 01/04/2023
E ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë këngëtarja Eda Sejdiu, një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, e cila së fundmi ka publikuar këngën e parë zyrtare. Kjo është kënga e saj e parë, por nuk është hera e parë që e shohim artisten në industrinë muzikore. Ajo shumë herë ka bërë “covers” të këngëve të ndryshme dhe ka qenë mjaft e suksesshme në rrjetet sociale, sidomos në platformën e kanalit të saj në YouTube. Ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër me një familje me origjinë kosovare, ku si shumë artiste të tjera të lindura jashtë, nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj. Albana Ruçi Eda Sejdiu Dj Ankloe