Celebrities Gossip Showbiz

Luizi vishet si sulltan! Çfarë po ndodh brenda shtëpisë së “BBV2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” janë vendosur ditën e sotme para një tjetër sfide. Secili prej banorëve, kishte mundësinë të përdorte veshje të ndryshme dhe aksesorë për të realizuar fotot me tapetet e e Pierre Cardin Home. Për këtë Luizi, u shfaq i veshur si sulltan, ndërsa realizoi fotot e tij. Në zarfin e bardhë të futur në shtëpi, thuhej se pas përfundit të shkrepjes së fotove, banorët kishin si detyrë të zgjidhin dy persona, që sipas tyre kishin realizuar foton më të bukur. Secili fitues do fitojë 1 mijë euro për t’i shpenzuar në Pierre Cardin Home ose në Pierre Cardin Man.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar në “BBV” teksa sulmi terrorist në Top Channel, ka shkaktuar stres dhe frikë te banorët. Si pasojë e kësaj, secili prej tyre ka komunikuar përmes një telefonate me një të afërm. Telefonata e Luizit ishte me mamanë e tij