Lukashenko betohet për një mandat të gjashtë si President i Bjellorusisë!

Pavarësisht protestave masive që vijojnë prej më shumë se një muaj, Aleksandër Lukashenko u betua për një mandat të gjashtë si President i Bjellorusisë. “Disa qindra” zyrtarë të lartë vendas por edhe nga Rusia ishin ftuar në ceremoninë e papritur. 66 vjeçari prej 26 vitesh në pushtet po përballet me revoltë popullore pas zgjedhjeve të gushtit. Opozita bjelloruse por edhe perëndimi i cilësojnë këto presidenciale të manipuluara. Protestuesit bëjnë thirrje për tërheqjen e Lukashenkos dhe hapjen rrugë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.