Film & Tv

Lulzim Zeqja rendit 5 filmat që duhet t’i shikojmë patjetër!

Lulzim Zeqja është një ndër aktorët më të njohur dhe ndër emrat e parë që përmendin regjisorët më të mirë në vend kur u duhet të mendojnë për karakteret e veprave të tyre.

Sot ishte i ftuar në “Live From Tirana” në satudion e Top Albania Radio-s, për të renditur 5 filmat më të mirë që duhen shikuar patjetër.

Sipas tij ka qenë shumë e vështirë të bënte një përzgjedhje sepse filmi është një shije personale. Filmat që ai na solli mbartin mesazhe të forta që i shërbejnë shoqërisë sonë. Më poshtë janë renditur përzgjedhjet e tij:

5. Training day

Historia e nje polici i cili trajnon një më të ri dhe polici tjetër nuk është më i adhurueshëm. Ka aksion dhe prandaj futa një zhaner aksion sepse edhe aktori është më serjoz gjithashtu edhe aktor teatri.

4. Goodbye Lenin

E përzgjodha këtë film sepse është një komedi romantike edhe deri diku edhe dramatike. Është një film i lehtë dhe nuk do ndonjë impenjim, por mesazhi i saj është shumë i fortë dhe mua më ka pëlqyer shumë kur e kam parë dhe do ti rikthehem për ta parë prapë. Është një histori shumë simpatike. Ne akoma nuk e kemi një film të mirëfilltë që ta kemi simbolin tonë.

3. Përrallë nga e kaluara

Përrallë nga e kaluara është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1987. Skenari i këtij filmi është i bazuar në Novelen me të njejtin titull të Andon Zako Çajupit. E zgjodha sepse është një nga komeditë përfaqësuese të kinemasë shqiptare, pse jo që publiku të shohë edhe kinemanë tonë sepse na ka mbytur Hollivudi.

2. Parasite, fitues i çmimit Oskar.

Parasite është film shumë i mirë sepse merr dy shtresa sociale siç janë të varfërit dhe të pasurit, dhe merret vetm me botën njerëzore të pasurve dhe të varfërve, është një film shumë interesant për tu parë me mesazhe shumë të forta. Kam takuar regjizorin në Festivalin e filmit në Kanë dhe natën e ndarjeve të çmimeve kam bërë foto me të. Mori çmimin e parë në Kanë.

1. The Godfather 1&2

Unë kam zgjedhur të parin dhe të dytin sepse këto dy të parët mua më lënë shije shumë të mirë edhe sot kur ju rikthehem unë shof edhe gjej gjera të reja tek të dy, qoftë nga ana interpretative, nga ana e imazhit them që do të jetë një film ikon… do të ngelë një film ikonë. Unë jam rritur me këtë film para se të bëhesha aktor dhe do të vazhdoj ta shof. Ka qenë një shtysë për tu bërë aktor, Robert De Niro e kam shumë qef. Për mua do të ngelet një nga filmat epikë të kinemasë botërore.