Aktualitet

Lushnjë, plagoset një grua, shkak gjakmarrja!

Lushnja është kthyer në një skenë krimi këtë të enjte.

Të shtëna me armë janë regjistruar afër varrezave të fshatit Ballagat. Sipas informacioneve shtëna dyshohet se një grua është plagosur në këmbë.

E plagosura është Bajame Bali, motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën.

Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.