Celebrities Gossip Showbiz

Lyrical Son ‘hap zemrën’! Flet për raportin e tij me Mc Kreshën dhe zbulon se kur do të largohet nga muzika…

Artisti i njohur Festim Arifi, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Lyrical Son nuk para del në intervista, ndaj nuk dihet dhe shumë rreth tij , përpos karrierës muzikore që të gjithë e njohim dhe e pëlqejmë shumë prej vitesh tanimë.

Së fundmi në një intervistë ai ka treguar pak më shumë rreth vetes dhe marrëdhënies me mikun e tij të ngushtë, njëkohësisht dhe partnerin e tij në karrierë prej shumë vitesh, Mc Kresha.

Unë dhe Kresha jemi një. Është sikur të thuash ka bashkëpunuar Shqipëria dhe Kosova për të mbrojtur flamurin kuq e zi.

Më tej, ai ka folur dhe për ndikimin e bashkëshortes në karrierën e tij dhe sa mbështetëse ka qenë ajo që në fillimet e reperit.

Gresa është fanse e imja. E kam pasur shoqe së pari që prej kur ishim fëmijë. Familjen e saj e kam njohur para se të lidhesha me të. Në këtë rast, nuk kemi filluar rastësisht, ka qenë shumë e natyrshme, ka qenë diçka prej Zotit. Ishte gjithmonë në rresht të parë të publikut sa herë kemi kënduar në Prishtinë. Sa herë që ka dikush që kujdeset për vajzat, Gresa do me qenë aty ku jemi unë dhe Kresha…Më tha: Mos e lini muzikën se nuk kam njeri kë me dëgjuar. Vetëm për ty do të bëjmë një album. Kemi filluar jemi në mes të punës

Jo vetëm kaq, por reperi ka zbuluar dhe pak më shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim për jetën e tij private dhe marrëdhënien me fëmijët.

Mundohem të jem sa më afër tyre dhe me qenë shok. Ndoshta e teproj pak saqë e gjej veten diku nën krevat duke luajtur me kukulla. Këtë gjë e ka familja. Nuk ka asgjë në jetë që mundohem me e krahasuar me dashurinë dhe gjithçka rreth çikave të mia, krejt çmimet, hitet, besomë që do i kisha quajtur mbeturina për një teshtimë të vajzës time.

Pak ditë më parë, Lyrical Son ka dhënë një intervistë në një lidhje me Skype në “Wake Up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islami. Ai foli më shumë mbi bashkëpunimin e tij të fundit me MC Kresha-n, “Dilëm Jasht” dhe mbi projektet e tij të reja. Lyrical Son ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të ri. të 9-të të përbashkët me Mc Kresha.