Celebrities Music Showbiz

Lyrical Son tregon eksluzivisht për TAR detaje mbi albumin e tij më të ri!

Artisti i njohur Festim Arifi, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Lyrical Son, ishte i ftuar ditën e sotme në një lidhje me Skype në “Wake Up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islami. Ai foli më shumë mbi bashkëpunimin e tij të fundit me MC Kresha-n, “Dilëm Jasht” dhe mbi projektet e tij të reja. Lyrical Son ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të ri. të 9-të të përbashkët me Mc Kresha.

Albumi është drejt përfundimit. Brenda vitit realizohet. Ne po punojmë çdio ditë intensivisht. Ne projekt e konsiderojmë albumin, jo një kengë. Nuk jemi bazuar në numër single-ash por në kualitet. 

Lyrical Son nuk la pa përmendur dhe kiminë që ekziston mes tij dhe Mc Kresha-s, jo vetëm në “Dilëm Jasht”, por në çdo bashkëpunim mes tyre. Duke shpjeguar prapaskenat e videoklipit të tyre, artisti u shpreh:

Ishte shumë i vështirë xhirimi i këtij videoklipi. Unë isha në Chicago, ndërsa MC Kresha në Prishtinë. Është xhiruar me telefon pjesa e Kresha-s. Nuk ishte punë e lehtë për të xhiruar vetë unë dhe Kresha në tjetër vend. Kjo e bën shumë të vështirë. Kemi shumë kengë, shumë albume, nu duam të kalojmë në shumë përsëritje. Ne i kemi kaluar gjithë temat e dashurisë (qesh). Nuk duam të tregojmë përseritje. Momentalisht jemi duke inçizuar një këngë dhe u desh të lëvizja pak nofullën që të isha pak ndryshe, sa më i qartë që njerëzit të ma kuptojnë tekstin.

Duke folur për dialektet e gjuhës shqipe, që ai i shpreh se dëshiron që të jetë sa më afër publikut me dialektin e përdorur që të kuptohet nga të gjithë, ai vijoi:

Kemi marrë ktitika nga kolegët që mundohemi shumë. Nuk është aty puna, gjithmonë kemi provuar, pa dalë jashtë modestisë, të jemi sa më origjinalë për të qenë afër asaj vlerës arkaike. Madje edhe në kushtet më të këqija, ne provojmë për të kënduar përsëri live. Kemi provuar dhe të pasojmë mikrofonin me MC Kresha-n kur nuk ka punuar 1 mikrofon. Vetëm për të qenë afër publikut. Sa i përket tekstit, këtej nga Shqipëria veriore, se kështu e quaj unë Kosovën, ne e flasim këtë dialekt po nuk është full gegë. Është mirë të punohet nga albanologë. Është mirë t’i bashkosh të dy dialektet, sepse gjuha shqipe është shumë e bukur, por pak e papërpunar.

Duke kaluar në bashkëpunimin e tij më të fundit “Llafe Llafe” me Dafina Zeqirin, i cili u prit shumë mirë nga publiku, Lyrical Son nuk hezitoi që të thoshte se disa fjalë mbi miken e tij:

Dafina është super artiste dhe super njeri. E kam shoqe prej vitesh. Ajo ma ka bërë ftesën për këtë këngë. U vonua për fajin tim kjo këngë, për arsye se unë isha në Amerikë. Realisht nuk e di sa klikime ka marrë. Dafinën e dua shumë, për vlerat artistike të saj dhe si njeri. Po më pëlqen shumë iniciativa e saj me albumin e ri. Albumi është pasqyra jote, se çfarë je ti si artist. Nuk ka artist pa album.

Lyrical Son u ndal pak dhe tek familja e tij, më saktësisht tek vajzat e tij. Ai ndau dhe një histori lidhur me vajzën e tij të vogël, Erika. Artisti u shpreh i lumtur që ishte baba vajzash dhe se nuk do ta ndërronte me asgjë këtë.

Para se të lindte Erika, gjinekologët na kanë sugjeruar për abort. Por tani ja ku është këtu me mua. Sa i përket gjinisë jam shumë i lumtur me goca. Nuk ka mëngjes që të mos vijnë pa më përqafuar.

Rikujtojmë se, projekti i tij me Dafina Zeqirin “Llafe Llafe”, si dhe “Dilëm Jasht” me MC Kresha, janë në klasifikimin e “The Top List” në “Top Awards”. Nëse edhe juve ju pëlqejnë këto këngë, mund të vazhdoni t’i votoni ato që të vazhdojnë të jenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare.