Showbiz

Machine Gun Kelly do të bashkojë forcat me Robert De Niro në realizimin më të ri filmik

Reperi Machine Gun Kelly i është futur aktrimit dhe fansat e kanë pritur më së miri këtë risi në karrierën e tij.

Mësohet se ai do të luajë krah Robert De Niro dhe John Malkovich për realizimin më të ri të “Motion Picture” të quajtur “Wash Me in The River”.

30-vjeçari do të luajë rolin e një djali i cili ndjek një bandë që shpërndan drogë që i morën jetën të dashurës së tij. Tashmë ai është në një udhëtim të rrezikshëm për të marrë hak.

Machine Gun Kelly emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker momentalisht është në xhirimet e një tjetër filmi në bashkëpunim me partneren e tij Megan Fox i quajtur “Midnight in the Switchgrass”.

Të dy filmat janë në drejtimin e regjisorit Randall Emmett.