Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Machine Gun Kelly lançon linjën e tij të re të manikyrit!

Së fundmi reperi i njohur i muzikës pop-rrok, Machine Gun Kelly ka lançuar linjën e tij të shumëpritur të manikyrit unisex, UN/DN LAQR, e disponueshme për t’u blerë nga dita e sotme. Frymëzimi i tij për këtë projekt është perëndia greke e dashurisë.

Ndërkaq, Machine tha për ‘Allure’ se:

Shumë nga burrat në mitologjinë greke ishin luftëtarë ose ushtarë ose perëndi që kishin përdorur forcën e tyre dhe më pas ishte Kupidi, i cili ishte poetik dhe i bukur.

Çmimet e manikyrit variojnë nga 18 dollarë në nuanca individuale deri në 86 dollarë për komplete me gjashtë nuanca me një furçë arti. Kelly ndërkaq tha se ai është fokusuar në lançimin e manikyrit që nga viti i kaluar duke u përgatitur intensivisht për këtë projekt.

Së fundmi, rikujtojmë se këngëtari dhe partnerja e tij Megan Fox kanë ndezur thashethemet se janë ndarë pasi artisti u shfaq në “American Music Awards” pa të. Muzikantit, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, në vend të saj iu bashkua vajza e tij 13-vjeçare Casie Colson Baker në këtë event. Ai ndau foto në Instagram duke pozuar së bashku, por Megan, nuk e pëlqyeu postimin.

Megjithatë, këtyre thashethemeve Fox dhe Kelly i dhanë fund kur u panë bashkë me fëmijët e tyre teksa po shijonin pushime familjare në Greqi. Aktorja 35-vjeçare dhe reperi 31-vjeçar ishin në shoqëri të djemve të Megan-it, Noah Shannon, 9-vjeç, Bodhi Ransom dhe Journey River dhe me vajzën e MGK, Casie Colson Baker. Ata u fotografuan nga paparacët nëpër qytet, teksa po bënin blerje në Selanik. Machine gjithashtu ka reaguar së fundmi pasi albumi i tij, “Tickets to My Downfall”, nuk arriti të merrnin asnjë nominim në ‘Grammy Awards’ këtë vit.