Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Macron: Franca i njeh përgjegjësitë e gjenocidit të Ruandës!

Emmanuel Macron, presidenti francez në një vizitë të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Ruanda tha se Franca i njeh përgjegjësitë e gjenocidit të Ruandës në vitin 1994, por nuk kërkoi falje zyrtarisht.

“Duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, pranë jush, unë kam arritur të njoh përgjegjësitë tona,” tha ai, duke shtuar se Franca “nuk ishte një bashkëpunëtore në gjenocid”, tha Macron

Në Ruanda ku ndodhi një nga gjenocidet më të mëdha të kohëve të fundit, në 100 ditë kanë humbur jetën 800 mijë qytetarë të këtij vendi, shumica e të cilëve ishin nga grupi etnik Tutsi.

Gjenocidi në Ruandë filloi midis prillit dhe korrikut të vitit 1994 pasi presidenti i Ruandës, Hutu Juvenal Habyarimana, me të cilin Parisi kishte kultivuar lidhje të ngushta, u vra kur avioni i tij u rrëzua në mënyrë misterioze mbi Kigali më 6 Prill.

Franca më 23 qershor 1994 në jugperëndim të vendit kishte filluar një operacion për të krijuar një zonë të sigurt për refugjatët. Por në vend që të pengonte gjenocidin, duke siguruar mbështetje me armë dhe municione për gjenocidbërësit, Franca pengoi përparimin e Frontit Patriotik të Ruandës.

Kryetari i Shtetit të Ruandës, Kagame akuzon Francën dhe Belgjikën si përgatitorët politikë të drejtpërdrejtë të gjenocidit, të ndikuarit e gjenocidit kanë ngritur padi në Francë dhe Belgjikë ndaj autoriteteve të këtyre vendeve.