Bota

Macron me tonë të ashpra, nuk përjashtohen sanksionet të tjera ndaj Rusisë!

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se asgjë nuk mund të përjashtohet për një raund tjetër të mundshëm të sanksioneve kundër Rusisë.

“Unë mendoj se nuk duhet të përjashtojmë asgjë për javët në vijim. Gjithçka varet nga evolucioni i situatës në terren”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti të posaçëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Vërejtjet e tij vijnë pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hënën për të ndaluar shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës.

“Është një paketë shumë e fortë, të cilën përsëri, disa javë më parë askush nuk e mendonte të mundshme. Është një masë shumë strukturuese që do të penalizojë ekonominë ruse në afat të shkurtër”, vazhdoi lideri francez, duke shtuar se “ajo që duhet të shohim pas saj, është se është një ristrukturim i ekonomive tona, tha Macron.

Macron njoftoi gjithashtu se Franca ka nisur një hetim për vrasjen e gazetarit francez Frederic Leclerc-Imhoff në Ukrainë. 32-vjeçari punonte për degën e CNN, BFM TV, ku u qëllua dhe u vra të hënën në rrugën për në Lysychansk në zonën Severodonetsk të Ukrainës.