Health & Beauty

Madhësia e pupilave, tregues i shkallës së inteligjencës

Nga pupilat e syrit mund të kuptohen shumë gjëra, sepse pupilat jo vetëm zgjerohen apo ngushtohen sipas sasisë së dritës, por ndryshojnë edhe në varësi të gjendjes sonë emocionale.

Pupilat zgjerohen jo vetëm kur është errësirë, por edhe kur jemi tejet të ngazëllyer ose të stresuar, kur ndiejmë neveri ose frikë.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Xhorxhia kanë zbuluar tani se ekziston edhe një korrelacion midis madhësisë së pupilave dhe shkallës së inteligjencës (IQ) së njerëzve.

Ata zhvilluan një eksperiment me 500 vetë mes moshave 18 dhe 35 vjeç. Rezultati: sa më të mëdha pupilat, aq më mirë dilnin personat në testet e ndryshme të inteligjencës.

Më herët studimet kanë treguar se kur pëlqejmë diçka që shohim , bebet tona të syve do të zmadhohen pavarësisht nëse e shprehim ose jo me fjalë apo me gjeste; nëse nuk pëlqejmë diçka që shohim, bebet e syve do të zvogëlohen (Hess,1975. Ne nuk kemi kontroll të ndërgjegjshëm të bebeve të syve tona; bebet i përgjigjen edhe stimujve të jashtëm (dritës), edhe atyre të brendshëm (mendimeve), në fraksione sekondash.

Hess eksperimentoi një grup njerëzish duke u treguar disa fotografi të cilat përfshinin fotografinë e një fëmije, një nëne me fëmijen e saj, dhe një gruaje nudo. Dhe zbuloi që bebet e meshkujve u zmadhonin më shumë kur shikonin një femër të zhveshur, ndërsa të femrave u zmadhonin më shumë kur shikonin një nënë me fëmijën e saj.

Në një tjetër rast u treguan njerëzve dy foto identike të së njëjtës fytyre të një vajze tërheqëse, por në njërën foto, bebet e syrit u ishin zmadhuar me mjete fotoshopi. Dhe si rezultat pothuajse të gjithë menduan që fotoja me bebet e syve më të mëdha ishte më tërheqëse. Hess konkludoi që madhësia e bebeve të syrit pëcakton përgjigjen tonë ndaj çdo stimuli, megjithëse ne nuk jemi në dijeni të efektit të tij në nivelin e ndërgjegjes.

Vëzhgimi i bebeve të syve përdorej si indikator nga tregëtarët e lashtë kinez, të cilët u vëzhgonin bebet e syve blerësve potencial, kur ata pikasnin zmadhim të bebeve të syve të blerëzve potencial, u mundonin të merrnin maksimunin nga klientët e tyre. Teste të ndërmarra në lojën me letra të pokerit tregojnë që ekspertët e kësaj loje humbnin më shpesh kur kundërshtarët e tyre vendosnin syze. Bebet e syve gjithashtu përdoren në sondazhet politike dhe në kërkimet e tregut duke matur qëndrimet e publikut për një kandidat politik apo produkt. Sa më favorizuese të jenë qëndrimet, aq më shumë bebet e syve zmadhohen.

Hess këmbëngul që sytë mund të na japin sinjalin më demaskues dhe të saktë të të gjitha sinjaleve njerëzore, sepse ato janë një pikë fokale e trupit të njeriut dhe bebet funksionojnë të pavarura.