Celebrities Gossip Showbiz

Madonna bën që fansat të shqetësohen lidhur me shëndetin e saj me postimin e fundit!

Madonna ia ka dalë gjithmonë që të bëjë ‘zhurmë’ me postimet e saj që ndan me publikun. E duket se kështu ka qenë dhe rasti i fundit. Këngëtarja ka ndarë disa foto të cilat bënë që ndjekësit të shqetësoheshin për shëndetin e saj.

Madonna tregoi një mavijosje të madhe në kofshën e saj, teksa përditësoi fansat e saj me disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram. Madonna nuk tregoi se si e pësoi dëmtimin e këmbës edhe pse në mënyrë sfiduese deklaroi në mbishkrimin e saj se jeta e kishte rrahur.

Jeta më ka rrahur! Mendoni se mua më intereson? Vetëm Djallit i intereson!

Fotografitë zbulojnë një mavijosje gjigante që përfshin të gjithë anën e sipërme të kofshës së Madonna-s. Këngëtarja e “Material Girl” theksoi dëmtimin edhe më shumë duke ulur getat e saj deri tek kofshët, në mënyrë që fansat të mund të shikonin më mirë. Shumë nga 17 milionë ndjekësit e Madonna-s shprehën shqetësimin e tyre për Mbretëreshën e Popit, duke shkuar në seksionin e komenteve të postimit të saj për ta pyetur nëse ishte mirë. Të tjerë spekuluan se Madonna mund të kishte marrë mavijosjen nga një stërvitje intensive.

Madonna nuk zbuloi se çfarë e shkaktoi mavijosjen gjigante. Përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën ende pyetjeve të bëra nga mediat e huaja. Këngëtarja e “Vogue” postoi foto të tjera të guximshme, duke përfshirë një ku ishte ulur mbi një tualet. Në një foto tjetër, ajo ka ngritur këmbët për të nxjerrë në pah të brendshmet e zeza nën fustanin e saj dhe gjithashtu ka shpërndarë një imazh të reçipeta me dantella ku gjoksi i saj ishte i mbuluar me bizhuteri.

Ikona e muzikës pop, Madonna pas sherrit me 50 Cent, kësaj radhe ka nisur një “betejë” tjetër me Tory Lanez, të cilin po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e saj duke thënë se kjo është e paligjshme. Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”, ndërsa Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij. Kjo vjen pasi instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”.