Celebrities Gossip Showbiz

Maestro dhe Olta xhelozë për lidhjen Kristi-Keisi?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Lidhja e krijuar mes Kristit dhe Keisit ka krijuar debate brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe hatërmbetje. Maestro dhe Olta, dy njerëzit më të afërt të Kristit kanë shprehur pakënaqësi pasi sipas tyre, Kristi nuk rri më me të si më parë, po i shmang. Për këtë ka reaguar dhe Keisi, e cila tha se sjellja e tyre i duket si shfaqje e xhelozisë, meqë Kristi tashëm është i përkushtuar ndaj saj.

Unë e kam parë dhe pak kshu, sikur ne jemi bashke dhe ju jeni bërë xhelozë. Keni të drejtë dhe mund të bëheni, mënyra si po i krijoni situata atë tregon. Unë nuk po e mbroj, të gjithë kemi të drejtën e fjalës, ju këtë po tregoni

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.