Celebrities Gossip Showbiz

Maggie Q ndan të fshehtat e errëta të botës së modës që shumë pak i dinë!

Maggie Q së fundmi ka folur rreth karrierës së saj të modelimit dhe nuk ka asgjë të mirë për të thënë. Aktorja e “Nikita” filloi modelimin në Tokio, por thotë se e gjithë përvoja me industrinë ishte “aq toksike dhe e rëndë” dhe është një karrierë të cilën ajo “nuk do t’i rekomandonte askujt.”

Maggie kujtoi një përvojë të veçantë me agjencinë e saj ku çdo javë, ata regjistronin peshën e modeleve në mur në mënyrë që të gjithë të shihnin nëse kishin shtuar kilogramë shtesë. Ajo u shpreh:

Ata e mbajtën atje në mënyrë që njerëzit të shikonin nëse kishim luhatje në peshë. Ishte si një mur turpi. Nëse fitonit një kile, të gjithë e dinin dhe mund ta shihnin. Dhe ishte fiks përballë hyrjes nga dera kryesore. Kishte për qëllim që t’ju turpëronte që të mos hani kurrë, të keni një çrregullim të ngrënies, ose të ndiheni vërtet keq për veten tuaj dhe është e neveritshme. Është vërtet e rëndë.

Maggie vuri në dukje se shpesh i plotësonte standardet e agjencisë, por kjo ishte vetëm sepse ajo nuk bëri para të mjaftueshme për të ushqyer veten siç duhet. Ajo shpjegoi se:

Nuk mund të përballoja ushqimin… Isha aq e varfër sa që në të vërtetë nuk mund të përballoja blerjen e ushqimit. Dhe do të kurseja deri në fund të javës për të blerë fruta sepse i doja frutat… Nëse do të mund të hiqja dorë nga udhëtimet me tren dhe anashkaloja ushqime të caktuara dhe do mund të blija katër mollë në fund të asaj jave, unë isha duke fituar. Por unë qëndrova vërtet e dobët sepse me të vërtetë nuk mund të ushqehesha tre vakte në ditë sepse nuk mund ta përballoja. Dhe ata thonin: “Shikoni Maggie-n. Ajo është kaq e mrekullueshme sepse është gjithmonë aq e dobët”. Dhe unë mendoja: “Mos ua thuaj këtë njerëzve kur nuk mund të përballoj ushqimin”.

Ajo gjithashtu zbuloi se në fillim të karrierës së saj ajo ishte e detyruar t’ju servilosej drejtuesve në një mënyrë që ishte “poshtëruese dhe e tmerrshme”. Edhe pse Maggie kishte një përvojë negative në karrierën e saj të modelimit, ajo thotë se kohët e fundit ka parë një ndryshim në industri për mirë.

Ata njerëz tani janë në burg dhe është vërtet e mrekullueshme sepse abuzimi ishte aq i shfrenuar dhe i hapur. Askush nuk fshihte asgjë. Ka gjëra më të rënda që ishin fshehur padyshim, por haptazi këta nuk janë njerëz të mirë.