Fashion Lifestyle

“Magjia” që ndryshon jetën, provoni të ndërroni rrobat me mikun tuaj!

Unë jam duke qëndruar me të brendshme në dhomën e gjumit të shokut tim, me rrobat e tij të shpërndara në dysheme. Bluza koncertesh të cilësisë së mirë. OK, disa nga bluzat e tij të preferuara janë palosur butësisht. Koleksioni i tij me atlete të shtrenjta dhe të rralla më ‘shikon’ nga një cep i garderobës së tij. Unë jam këtu për të provuar një shkëmbim veshjesh.

Konsideroni këtë eksperiment të veshjeve të mikut tuaj, pjesë e një ndryshimi themelor në mënyrën se si ndërveprojmë me veshjet. Ndërsa marrim parasysh ndikimin mjedisor të modës, rezulton se shkëmbimi i rrobave është një nga mënyrat më të qëndrueshme për të prishur modelet tradicionale të tregtisë të industrisë. Jo vetëm kaq, ai hap një botë krejtësisht të re të opsioneve të stilit. Fillova një shkëmbim veshjesh me mikun tim dhe këtu janë disa nga gjetjet e mia.

1. Pyesni dikë që është i interesuar për modën

Ndërrimi i veshjeve është një akt intim dhe dyshoj se vetëm njerëzit e angazhuar thellësisht me çështjet e stilit do e bënin. Edhe atëherë, ju po rrezikoni. Sigurohuni që t’i afroheni dikujt me të cilin keni një lidhje ekzistuese dhe më e rëndësishmja, një interes të përbashkët për stilin. Nëse nuk keni folur kurrë për rrobat më parë, të kërkoni dikë që të ndërrojë me ju rrobat mund të bëhet e vështirë.

2.Pyesni dikë stilin e të cilit ju pëlqen

Nëse keni një mik të cilin gjithmonë e pyetni: “Çfarë ke veshur?” ose “Ku e gjete atë?” atëherë ju keni një kandidat të përsosur për një shkëmbim veshjesh. Është një ide e mirë të mendoni për dikë, stili i të cilit është i ndryshëm nga i juaji. Përdoreni këtë si një mundësi për t’u veshur jashtë zonës suaj të rehatisë.

3. Vendosni disa rregulla bazë

Nëse jeni duke krijuar një shkëmbim, është gjithmonë mirë të bisedoni. Cilat veshje janë jashtë kufijve? Çfarë ndodh nëse diçka njolloset, griset ose konsumohet? Sa kohë do të mbani rrobat e njëri-tjetrit? Pak qartësi paraprakisht do të shmangë konfuzionin ose konfliktin më vonë.

4.Mbajini ato të pastra

Unë do të thoja se është në interesin më të mirë të të gjithëve nëse të dy pjesëmarrësit lajnë rrobat e tyre një ditë para shkëmbimit. Unë do të këshilloja gjithashtu të diskutoni se çfarë të bëni pasi të keni veshur rrobat.

5.Mbajeni mendjen e hapur

Ju nuk do të dukeni si shoku juaj me rrobat e tyre dhe kjo është në rregull. Mund të jetë e vështirë, por është më mirë të hysh me sa më pak pritshmëri të jetë e mundur. Në këtë mënyrë ju mund të mbani nën kontroll zhgënjimin tuaj dhe me shpresë, të merrni disa surpriza të papritura.

6.Jini të sinqertë

Nëse shoku juaj nuk duket mirë me rrobat tuaja, tregojini dhe përgatituni për reagime që mund t’ju lëndojnë pak. Mos e merrni personale. Ato janë thjesht rroba. Avantazhi i një shkëmbimi rrobash është që ju mund të provoni diçka të re pa shpenzuar para. Është gjithashtu kënaqësi të provosh një stil ndryshe nga i yti.  Një shkëmbim veshjesh mund të jetë hapi i parë për t’u bërë versioni që keni dashur gjithmonë të jeni.