Celebrities Gossip Showbiz

Majk dhe Dafina do të na sjellin surprizën e tyre më shpejt nga sa mendonim!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Burime për Prive para disa ditësh zbuluan se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk ishte vërtetuar asgjë nga dy artistët, deri pak javë më parë, ku artistët e vërtetuan me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram.

Por, nëse mendonit se do të prisni gjatë, e keni gabim! Disa orë më parë, Majk ka publikuar trailer-in e këngës së tyre shoqëruar me videoklip. Jo vetëm kaq, por ata na kanë zbuluar titullin e këngës së tyre është “Më fal” dhe do të publikohet më 31 janar në orën 18:00.

 

Majk solli bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë dhe pjesëtarin tjetër të grupit ‘Babastars’, Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn. “Mëkati im” është kënga e reperit së bashku me dyshen e artistëve, e cila u prit shumë mirë nga publiku.