Celebrities Gossip Showbiz

Majk dhe Gjiko numërojnë 1 milionë klikime në vetëm një ditë nga publikimi i ‘Kce Kce’!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur kanë lansuar surprizën e tyre. Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk.

‘Kce kce’ quhet projekti i tyre më i ri që ka vetëm 24 orë nga publikimi dhe ka arritur të numërojë plot 1 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin…

Gjiko është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.