Celebrities Gossip Showbiz

Majk “kapet mat” me të dashurën e tij, kush është vajza misterioze?

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Së fundmi, ai solli bashkëpunimin me ish anëtarët e grupit ‘Babastars’ pas një zënke që djemtë patën para disa vitesh. “Amore” është kënga e reperi së bashku me Cozman dhe Onat, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

E përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private. Gjithmonë është komentuar për vajza të ndryshme me të cilat ai mund të ketë qenë në një lidhje dhe këtë herë duket se është ‘kapur mat’ nga me një tjetër vajzë.

Prive ka siguruar disa fotografi ku reperi duket teksa ecën në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.

Epo, nëse sytë po na shohin mirë, i urojmë Majk një lidhje sa më të gjatë këtë herë.

Para disa vitesh, Majk u përfol për lidhjen e tij me modelen, Majlinda Zeka. Dyshja fillimisht nuk e pranon lidhjen e tij, por pasi u fotografuan shpesh së bashku, reperi e pranoi. Më vonë ata u bënë prindër të një djali me emrin Roan, megjithatë nuk ishin më bashkë. Tani kujdestarinë e djalit e ka modelja, megjithatë edhe Majk e shohim që poston me të birin herë pas here.