Celebrities Gossip Showbiz

Majk na zbuloi pak nga kënga e tij më e re dhe është bërë virale ende pa u publikuar!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo). E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti publikoi plot katër bashkëpunime shumë të suksesshme.

Edhe pse ka qenë mjaft i angazhuar duket se Majk nuk ka aspak kohë për të humbur pasi ka nisur menjëherë punën për projekte të reja. Teksa ka ndarë me ndjekësit një video ku këndon pak nga kënga e tij më e re që duket se do t’ju dedikohet zemrave të thyera. Kjo video është bërë virale kudo në rrjete sociale e duket se suksesin e ka të garantuar!

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.