Celebrities Gossip Music Showbiz

Majk vjen këtë herë me “E pa shpirt”, por kujt ia dedikon vallë?

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Ka kaluar vetëm një muaj që kur Majk ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim i dytë muzikor me Bardhin, i cili titullohet “Përgjithmonë” e deri tani ka arritur 8.6 milionë klikime. E mesa duket në vetëm kaq pak kohë Majk do të sjell një tjetër këngë të re dhe më shpejt se sa mund ta mendoni. Vetëm pak më parë reperi ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga, e cila titullohet  “E pa shpirt” dhe ka lajmëruar se do të lancohet ditën e nesërme në orën 18:00. Nuk e dimë nëse kënga i dedikohet dikujt ama na mbetet vetëm të dëgjojmë këngën e plotë për të zbuluar më shumë.

‘Ama’ e dy reperëve në vetëm pak muaj nga publikimi i saj ka arritur 16 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të verës që kaloj. Gjithashtu  protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.