Aktualitet

Majko zyrtarisht deputet, KQZ miraton mandatin!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha zyrtarisht mandatin e deputetit Pandeli Majkos.

Majko dorëzoi paraditen e sotme formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi:  Bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, vendoset dhënia e mandatit të deputetit të kuvendit të Republikës, kandidatit të radhës në listën e PS-së në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë, zotit Pandeli Sotir Majko. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen Zyrtare të KQZ-së.

Këtë mandat Majko e përfitoi pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit.

Majko renditej i 19 në listën e Tiranës. Ai nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin.