Aktualitet

Makina del nga rruga në Elbasan-Librazhd, humb jetën drejtuesi i mjetit!

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël ku personi me inicialet R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e përplasjes

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit