Aktualitet

Makina përplas efektivin e policisë në Tiranë dhe largohet/ Detajet e para

Një punonjës policie është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë nga një automjet.

Policia ka njoftuar se mjeti ka goditur efektivin në rrugën “Thoma Koxhaj” dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivi ka marrë disa lëndime, por ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.