Auto & Moto

Makinat më të rralla japoneze së shpejti në ankand!

Është e vështirë të arrish një marrëveshje të mirë në këtë kohë kur çmimet e makinave të përdorura tani kanë shënuar rritje. Megjithatë, ndoshta një investim do të ishte një blerje më e mirë dhe kjo pritet të ndodhë në shitjet verore të CCA 2022, ku një numër i makinave sportive japoneze shumë të veçanta do të kalojnë në ankand.

Bëhet fjalë për një ngjarje që pritet të ndodhë më 18 qershor. ‘Warwickshire Event Center’ do të presë ngjarjen ku 8 makina do të luajnë një rol kryesor. Më i vjetri është një Nissan Skyline GT-Turbo i vitit 1984 dhe më pas një R34 Nissan Skyline GT-T i cili është më i ri.

Rikujtojmë, se në shtetin gjerman, çmimet e makinave të përdorura u rritën me pothuajse një të tretën brenda një viti. Të paktën kështu ka raportuar Agjencia e Analizës së Tregut DAT. Sipas analizës së DAT thuhet se:

Në prill, makina e zakonshme trevjeçare me motor benzine ishte 30.1% më e shtrenjtë se makinat e ngjashme në prill të vitit të kaluar. Mesatarisht, një makinë trevjeçare me motor benzine kushton 27.900 euro.

Makinat me motorë naftë janë rritur edhe më shumë, me 31.8%. Sipas analistëve, çmimet e makinave të përdorura po rriten për shkak të uljes së furnizimit me të reja. Kriza e koronavirusit ndikoi në mungesën e çipave dhe pjesëve të tjera për industrinë e automobilave, gjë që uli kapacitetin.