Botë e Çuditshme

Makthe?! Shkencëtarët zbulojnë sjellje të çuditshme tek një oktapod në laborator!

Shkencëtarët kanë regjistruar së fundmi një sjellje të çuditshme tek një oktapod në laborator, në të cilin sjelljen e tij ia atribuojnë mundësisë që ai të kishte një makth. Gjatë një muaji, studiuesit panë oktapodin duke u zgjuar nga një gjumë i qetë dhe përpëlitej, një sjellje që pothuajse dukej sikur molusku vuante nga një lloj çrregullimi i gjumit. Shkencëtarët kanë dhënë disa shpjegime për sjelljen e tij, të cilën e cilësuan si të pazakontë.

Materiali nga laboratori në Universitetin Rockefeller në Nju Jork regjistron katër episode në të cilat Costello, një oktapod insularis, ndërsa mesa duket flinte i qetë në akuariumin e tij, befas fillon të përplasë tentakulat e tij me furi. Në dy prej këtyre episodeve, Costello hedh bojë në ujë një mekanizëm i zakonshëm mbrojtës kundër grabitqarëve të tij. Eric Ramos, një studiues postdoktoral në Universitetin e Vermontit tha SE:

Për të gjitha studimet që kemi bërë mbi oktapodët dhe cefalopodët e tjerë, ka ende shumë gjëra që nuk dimë.

Sipas asaj që studiuesit përshkruajnë disa nga këto sjellje ngjajnë me reagimet e oktapodëve kur bien në kontakt me një grabitqar të mundshëm në natyrë. Kjo i bën shkencëtarët të spekulojnë se kafsha mund të ketë reaguar ndaj një episodi të kujtesës negative ose ka paraqitur një formë parasomnie (çrregullim gjumi).

Megjithatë, studiuesit, duke përmendur kërkimet e fundit në një specie tjetër oktapodi, po shqyrtojnë mundësinë që lëvizjet e pakontrollueshme të tentakulës mund të mos jenë të lidhura me makthet ose me kujtesën negative, por më tepër si rezultat i plakjes në sistemin nervor.