Health & Beauty Lifestyle

“Makthi” i çdo vajze, arsyet përse ju errësohet lëkura në pjesën e brendshme të kofshëve!

Errësimi i lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve është një problem shqetësues për shumë gra, por që për fat të mirë mund të trajtohet. E rëndësishme është të kuptoni pse ju shkaktohet një gjë e tillë sepse dhe trajtimi është i ndryshëm sipas rasteve.

Shkaqet e njollave të errëta në zonën e kofshëve janë si më poshtë:

1.Obeziteti.
2.Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit.
3.Çrregullime hormonale.
4.Njolla si pasojë e efekteve anësore të barnave.
5.Fërkim i lëkurës.
6.Gjenetika.
7.Sindromi i ovareve policistike.
8.Diabeti.

Njihuni me mënyrat natyrale për të zbehur pamjen e këtyre njollave:

1. Vaji i kokosit

Vaji i kokosit do të veprojë si një hidratues dhe eksfoliant për lëkurën. Vitaminat e vajit të kokosit hidratojnë zonën e thatë të lëkurës dhe e pastrojnë atë nga lëkurat e vdekura dhe duke njëtrajtësuar pigmentin e lëkurës.

2. Aloe Vera

Aplikimi i xhelit të Aloe Vera-s do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamimit dhe lëkurës së errët në zonën e brendshme të kofshëve.

3. Qumësht, mjaltë dhe vaj bajame

Miksoni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë gjelle vaj bajame dhe dy lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e errët dhe lëreni për 15 minuta.

Ndërkaq, në këto ditë të nxehta përveç se duhet të shijoni kohën tuaj të lirë buzë detit, ju gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm teksa mbroheni nga rrezet e diellit. Së pari, nga ana shëndetësore dëmtimi nga rrezet e diellit mund t’ju shkaktojë probleme të shumta tek lëkura juaj.

Ndërkohë, një tjetër problem është fakti se ju mund të digjeni dhe t’ju ngelin shenjat e rroba banjos në trup apo edhe më keq të syzeve në fytyrën tuaj. Ne ju kemi renditur disa personazhe publike që nuk janë treguar aspak të kujdesshëm dhe këto kanë qenë rezultatet pasi janë djegur nga diell.