Rajoni

Mali i Zi ndryshon rregullat, nuk mjafton testi negativ për të kaluar kufirin!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar masat e reja për qytetarët që udhëtojnë në Malin e Zi.

Në njoftimin e publikuar në ‘Facebook’ bëhet me dije se duke filluar nga 2 janari i 2022 do të lejohet kalimi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

E domosdoshme është edhe vërtetimi se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Po ashtu në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

NJOFTIMI:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi 🇲🇪

🗒️Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

❗Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

➡️Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.