Gossip

Maluma, zyrtarisht një çun mami! Këngëtari emocionon me dedikimin për të shtrenjtën e tij

Ndoshta nuk e besoni duke qenë se ai parapëlqen të njihet si “Pretty boy, Dirty boy”, por Maluma është një çun mami! Këngëtari i famshëm latin është shumë i lidhur me nënën e tij. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në Instagram ai na ka ëmbëlsuar të gjithëve mbrëmjen me një foto ku shfaqet në avion me të dhe dedikimin që i ka bërë.

Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për familjen që i ka falur: “Ka kaq shumë gjëra për të qenë mirënjohës, por gjëja kryesore do të jetë gjithmonë baza, gjëja e parë, çfarë është e domosdoshme, është ADN-ja jonë, rrënjët tona. Faleminderit Zot për familjen dhe shëndetin që më ke dhënë. Faleminderit!

Rikujtojmë, se para disa javësh Maluma u bashkua me nënën e tij të cilën kishte 5 muaj pa e parë prej pandemisë.