Mamaja e Ledrit tregon përse nuk e ka takuar ende Poem Blu
Live From Tirana • 18:35 25/01/2021
Teksa diskutuam rreth emrave më të çuditshëm shqiptarë e të huaj, bisedës së Gentës dhe Albanës iu bashkua mamaja e reperit Ledri Vula, Xheraldina. Ajo zbuloi detaje mjaft interesante rreth emrit të saj ku prindërit janë frymëzuar nga Mbretëresha Xheraldinë gjithashtu dha detaje edhe për emrin e mbesës Poem Blu. Sa i përket vogëlushes së Ledrit dhe Sarës, Xheraldina zbuloi se me përkëdheli e thërret Poi, ama deri tani nuk ka mundur ta thërrasë kështu ndërkohë që e mban në krahë. Kjo sepse, Xheraldina ende nuk e ka takuar mbesën e saj dhe pse ka disa javë që ajo ka lindur. Masat anti-COVID dhe distancimi social ka detyruar bebushen dhe gjyshen e saj që të qëndrojnë larg për disa kohë. Poem Blu ka lindur në Gjermani dhe vazhdon të qëndrojë atje me Ledrin dhe Sarën ndërkohë që gjyshërit e saj janë në Kosovë. Megjithëse janë larg ata shihen gjatë gjithë kohës virtualisht edhe pse kjo nuk e shuan mallin që Xheri ndjen për fëmijët e saj. Ne urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt dhe Xheraldina të mbajë më në fund në krahët e saj Poin e vogël. Genta Hodo Albana Ruci Xheraldina
Si e ka pritur familja e Ilnisës romancën me Meritonin? Ja çfarë tregon vëllai i saj!
Live From Tirana 09:42 28/03/2024
Shtëpia e BBV kundër Ilnisës, Kevin Agolli: “Një rrezik që ndiejnë karshi saj…”
Live From Tirana 09:38 28/03/2024
“Është seksualizuar një fëmijë 10-vjeç…”/Kevin Agolli komenton deklaratat e Eglës brenda BBV!
Live From Tirana 09:37 28/03/2024
Deklarata romantike e Meritonit, Kevin Agolli: “Thuhet se Ilnisa është më e përfshirë, ndërkohë…”
Live From Tirana 09:33 28/03/2024
Animalistja Jonida Çobani Gjoka: “Nuk mund të jesh pronar i një qenie që merr frymë njësoj si ty!”
Live From Tirana 09:31 28/03/2024
38 ditë për të ndryshuar jetën/Neritan Liçaj dhe Ketjona Pecnikaj flasin për shfaqjen e tyre të re!
Live From Tirana 11:36 27/03/2024
“Lidhja të bën protagonist”/Ermal Merdani, ish-banori i BB komenton romancat brenda shtëpisë!
Live From Tirana 09:06 27/03/2024