Celebrities Gossip Showbiz

Mami Rihanna shfaqet rrugëve disa ditë pasi solli në jetë vogëlushin e saj!

Së fundmi, këngëtarja e njohur, Rihanna u bë nënë për herë të parë. Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe mësohet se ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi i gëzuar është konfirmuar nga burime të afërta pranë çiftit, por asnjëri nga ata nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Ndërkaq, vetëm para pak orëve Rihanna është fotografuar teksa po hypte në një makinë në West Hollywood. 34-vjeçarja mbante një palë syze dielli të zeza e veshje të gjerë. Rihanna dhe ASAP Rocky thuhet se do të udhëtojnë së shpejti në New York për të prezantuar fëmijën me prindërit e A$AP Rocky. Së fundmi është vlerësuar se djali i tyre tanimë ka një pasuri neto prej 1.2 miliardë paundësh.

Sjellim në vëmendje se para disa ditëve dolën thashetheme se Rocky kishte tradhtuar Rihanna-n me stilisten e këpucëve, Amina Mauddi. Këto thashetheme u hodhën poshtë menjëherë nga kjo e fundit duke thënë se nuk kanë pasur asnjëherë asgjë mes tyre. Ndërkaq, së fundmi A$AP ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij Rihanna.

Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar. Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse.

Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua. Ndërkaq, rikujtojmë se ai që i ka habitur të gjithë ka qenë Chris Brown i cili ka uruar ish të dashurën e tij, Rihanna pasi këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj.