Aktualitet

Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend!

Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv. Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.

Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anti-COVID, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga COVID-19, -shkruan Manastirliu.

 

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1.103.690 doza vaksinash anti-COVID, ndërsa procesi vaksinimit vijon me ritme të larta. Ndërkaq mbi 986 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit dhe jemi shumë afër realizimit të objektivit të vendosur nga qeveria për të bërë 1 milionë vaksinime.