Aktualitet

Manjani: 007 me kokoshka, jo me mbrëmje VIP!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas premierës së filmit “No time to die”, të mbajtur dy ditë më parë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani ka ironizuar këtë premierë duke parashtruar pyetjen se çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shohësh një film i cili është prodhuar nga një shtet tjetër.

Sipas ish-ministrit, “e gjithë kjo pispillosje me VIP-a e zyrtarë ishte e tepruar”. Më tej ai se ka shtuar se do ishte dakord me këtë ngjarje, nëse do të promovohej një vepër artistike shqiptare.

Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?!

Ç’do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?!

Futja kot!

Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?!

Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit.

Në kinema shkohet me kuti me kokoshka, jo për të dalë në foto me kodosha.

Allah, Allah!!