Sport

Maratona e Tiranës, Luiza Gega kampione në 21 km/Thyen rekord kombëtar!

Kampionia europiane e Atletikës, Luiza Gega është kampionia e garës 21 km në Maratonën e Tiranës, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga vetë ajo, me kohën 70 minuta e 18 sekonda.

Sot garova në disiplinën 21 km, ndryshe gjysmë-maratonë. Theva rekord të ri kombëtar, rekordi mbahej po nga unë në fakt. E kam thyer këtë në prill, pikërisht në kampionatin që zhvillohej këtu në Tiranë që mbahej me kohën 70 minuta e 58 sekonda, ndërkohë që koha e sotme ishte 70 minuta e 18 sekonda, përmirësova 40 sekonda në rekord.

Ajo që më gëzon është se vazhdoj të jem në një performancë shumë të mirë. Trajneri kishte besim që mund t’ia dilja. U mundova fort gjer në fund edhe pse u lodha të them të drejtën, u lodha sepse kërkon një përgatitje shumë të madhe, qoftë 21, akoma më shumë edhe 42, kërkon një përgatitje më specifike, por shkoi mirë, organizimi ishte shumë mirë.

Gega vlerësoi rëndësinë e këtij eventi dhe u shpreh e lumtur që edhe Tirana më në fund ka maratonën e saj si kryeqytetet e tjera të botës.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too 500 Euro.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too 400 Euro.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too 300 Euro.