Celebrities Live From Tirana

Margaret Shllaku: “Ja çfarë më tha i dashuri pas hyrjes sime në “Për’puthen”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Margaret Shllaku, bukuroshja e cila u bë pjesë e Për’Puthen 1. Por fama para dhe pas si ka qenë për Margaretin duke qenë se ajo tashmë njihej si një modele dhe një Miss…

Vendimi për tu bërë pjesë e Për’puthen ishte i befasishëm, njerëzit e rrethit shoqëror mendonin se po bëja shaka duke parë dhe djemtë të cilët ishin në një moshë me mua sepse shoqëria e dinte që unë preferoj djem më të mëdhenj se mosha ime. Kur bëhesh pjesë e këtij formati e ke në dorë vetë si do të menaxhosh situatën. Unë personalisht i kam parë nga afër djemtë dhe e kam kuptuar që mund të kem shoqëri shumë të mirë ama nuk do të ketë një lidhje dashurie. Unë vazhdova me mënyrën që publiku donte, t’i njihja ata. Pakënaqësitë nuk i bëra shumë të bujshme sa i bëjnë sot.

Më përpara Margaret ka qenë e famshme sepse ka qenë pjese e kompeticioneve të bukurisë. Si ka ndikuar Instagrami në jetën e saj?

Në fakt më përpara kur isha më e vogël e kisha prioritet Instagramin. Unë nuk jam blogere, shpërndaj gjërat që më pëlqejnë. Nuk e kam për të këshilluar njerëzit, nuk jam as psikologe, as doktoreshë. Jam skeptike edhe për reklamat, janë të paktë njerëzit që bashkëpunoj. 

Margaret është edhe në një lidhje dashurore, dhe për këtë ajo na tregoi më shumë…

Të dashurin tim kam 3 vite që e njoh, gjithmonë e kam quajtur një mik shumë të mirë, por pas hyrjes time në Për’puthen ai e kuptoi që nuk mund të më linte në sytë e botës. Ka pasur frikë nga refuzimi im sepse jam e sertë. I jap hapësirë të tjerëve por kur fillojnë flirtet, përgjigjet i kam të akullta. Më thonte leje seriozitetin sepse aty njerëzit duan show, nëse vazhdon kështu më mirë rrimë me njëri-tjetrin.