Celebrities Gossip

Mariana Kondi shpreh fjalët më të ëmbla për vjerrin e saj!

Shumë ndryshe nga personazhet e tjerë, të cilët postojnë duke treguar dashurinë dhe vlerësimin e tyre për nënat, baballarët apo fëmijët, Mariana Kondi poston vjerrin e saj.

Një gjest shumë i ëmbël nga ana e saj, ku shoqërohet me një paragraf, në të cilin kishte përzgjedhur fjalët më të vyera.

Për ty babai i bashkëshortit tim Skënder Anamali! Sot ke 100 vjetorin e lindjes! Ndjesitë dhe kujtimet që kam për ty janë të papërshkrueshme, dhe e di shumë mirë nëse goja do thonte gjithë ato që ndjen zemra, nuk kam dyshim që do kisha shkruar romanin më të dashur të jetës time! I tillë është dhe ky 100 vjetor që përmes gjallërisë që perçoje, akoma dhe sot na i sjell të freskëta kujtimet, fjalët,dashurinë atërore,respektin,urtësinë dhe mençurinë. Atje në fronin e shenjtë ku je ulur nuk kam as më të voglin dyshim që ti me dritën tënde ndriçon udhën e nipave dhe mbesës tënde, por edhe stërmbesave dhe stërnipin që ndjekin gjurmët e tua me krenari dhe respektin që ti le pas për ta!
Mariana Anamali!

Me këtë postim të sajin vëmë re se ata gëzonin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri tjetrin.