Celebrities Gossip Showbiz

Marina shfaqet me barkun e rrumbullakosur por tjetër gjë na merr sytë!

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Shumë bujë bëri lajmi se bukuroshja është në pritje të ëmbël, gjë e cila po spekulohej prej kohësh e dyshimet për këtë i ngriti gazetari i njohur i showbiz-it, njëkohësisht mik shumë i mirë i Marinës, Eraldo Rexho. Ky i fundit u shpreh se një e famshme bjonde shumë e njohur është shtatzënë dhe të gjithë menduan Marinën, e cila nuk ishte aktive në rrjete sociale.

E dilema mori fund kur Marina vetë me anë të një karuseli fotografish në Instagram zbuloi shtatzëninë e saj, teksa dukej me barkun e rrumbullakosur. Pas kësaj, prezantuesja së bashku me partnerin e saj Ghetto Geasy u nisën për në Dubai me pushime dhe më pas në Itali për bashkëpunimin e Marinës me Elissabeta Franchi-n.

Jo vetëm në biznes, por Marina rinisi dhe punën e saj nga e cila bukuroshja është bërë e njohur, prezantimin. E teksa tanimë e shohim që del në ekran çdo të shtunë (jo vetëm, por së bashku me vogëlushen/in e saj), Marina gjithashtu publikon nga ngurrim tanimë foto me barkun e rrumbullakosur.

Në një postim të bërë pak më parë në Instagram, teksa shfaqej veshur me një fustan të ngushtë dhe të shkurtër, ndoshta sytë ju shkuan menjëherë tek barku, por ne diçka tjetër na tërhoqi vëmendjen.

Nëse shihni me kujdes tek këmbët e Marinës do të vëreni që fotoja në atë pjesë është si e turbullt dhe e paqartë. Nuk dimë nëse është ‘photoshop’ apo diçka tjetër që prezantuesja ka bërë me foton megjithatë ky detaj bie mjaft në sy.