Celebrities Showbiz

Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, gjithçka që duhet të bëni është të shihni urimin e Getoarit!

Ditën e sotme moderatorja bukuroshe e ekraneve shqiptare, Marina Vjollca feston ditëlindjen. Të shumta kanë qenë urimet nga dashamirësit, kolegët, familja, shoqëria dhe padiskutim, urimi që ja ka zbukurar ditën ka qenë pikërisht ai i bashkëshortit të saj, reperit të njohur Getoar Selimi. Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetin e tij social Instagram, ku Marina shfaqet me të voglën e saj në krah, Getoari ka shkruar këto fjalë:

Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur dhe nëna e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku. 

Rikujtojmë, se me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, bukuroshja dhe partneri i saj, Getoari u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Ndërkaq, shpeshherë Marina ka treguar se pasioni i Getoarit është gatimi. Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, Marina na ka treguar si rrallëherë bashkëshortin e saj i cili shfaqet me një thikë të madhe në dorë duke prerë mishin. Marina nuk ngurron fare t’i bëjë një video ku qesh dhe e thërret duke e quajtur “kasap”. 

Sjellim në vëmendje se para disa ditësh, Marina ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, ku rrëfeu gjithçka nga fillimet e karrierës së saj në televizion e deri tek përjetimet e saj. Moderatorja u ndal gjithashtu dhe tek një nga hyrjet më spektakolare në televizion. Nëse ju kujtohet, në hyrjen e “Top Fest”, Marina u shfaq duke i dhënë motorit, ku të gjithë mbetën gojëhapur nga kjo anë tjetër e Marinës që jo çdokush e njihte. Madje duke përfshirë këtu edhe mamanë e saj.