Celebrities Gossip Sport

Mario Balotelli sapo na prezantoi me të dashurën e tij të re!

Futbollisti italian Mario Balotelli duket se ka rënë në dashuri. Sulmuesi i klubit Adana Demirspor ka publikuar në rrjetet e tij sociale të dashurën e re, Francesca. Një vajzë brune dhe joshëse për të cilën dihet shumë pak dhe që nuk është figurë publike, i ka rrëmbyer zemrën. Mario ndau një sërë fotosh nga festa e ditëlindjes së të dashurës së tij të re, e cila mbushi 23 vjeçe.

Festa u organizua me disa miq të ngushtë dhe u mbajt në një apartament luksoz. Futbollisti i dërgoi të dashurës së tij një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të cilat Francesca menjëherë i postoi në Instagram. Për Balotelli-n, ky duket të jetë një kthim qetësie në jetën e tij private pas diskutimeve të fundit me Clelia, nënën e djalit të tij Lion dhe flirtin që nuk arriti të bëhej dot më shumë me modelen braziliane Dayane Mello.

Nga ana tjetër, mes Mario-s dhe Clelia-s duket se ‘lufta’ nuk është shuar plotësisht. 30-vjeçari, i cili aktualisht luan në Turqi për Adana Demirspor është baba i dy fëmijëve, vajzës Pia 9-vjeçe nga lidhja me Raffaella Fico-n dhe Lionit, i cili mbushi 4-vjeç në shtator.

Ai është shprehur ndaj mamasë së djalit të tij se, sipas tij ligji duhet të ndalojë gratë që e kanë mendjen te paratë të bëjnë fëmijë kundër dëshirës së burrave vetëm për përfitime financiare. Mario shprehet se kjo është djallëzore, trishtuese e imorale.

Historia mes të dyve përfundoi shpejt dhe dashuria i la vendin zemërimit. Edhe me Raffaella Fico-n, tensionet ishin të larta. Balotelli i njohu atësinë Pia-s kur mbushi 2-vjeç, pas një beteje gjyqësore. Tani me modelen napoletane marrëdhëniet janë të mira e të shpresojmë se kështu do të jenë edhe me Clelia-n.