Bota

“Mariupol do të bjerë sot”, paralajmërimi vjen nga udhëheqësi Çeçen Ramzan Kadyrov

Kreu i Republikës ruse të Çeçenisë ka paralajmëruar se forcat ruse do të kenë kontroll të plotë të fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol.

Ramzan Kadyrov tha se Azovstal do të jetë në kontrollin e forcave të Federatës Ruse para ose pas drekës së kësaj të enjteje.

“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht në kontrollin e forcave të Federatës Ruse”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjete sociale.

Qyteti jugor i rrethuar ka qenë një objektiv kyç për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë pothuajse dy muaj më parë. Forcat ruse kanë pretenduar se janë në prag të marrjes së kontrollit të plotë të qytetit prej ditësh, por forcat ukrainase kanë mundur ta mbrojnë vendin duke i zbrapsur pushtuesit.

Forcat çeçene kanë luftuar në Ukrainë si pjesë e operacionit ushtarak të Rusisë.