Celebrities Gossip Showbiz

Marrëdhënia e Rudina Dembacajt me vajzën e Mark Frrokut është për t’u pasur zili!

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Rudina njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë thotë atë që mendon ‘pa filtra’. Shpesh, aktorja iu përgjigjet ndjekësve të saj në rrjete sociale me anë të ‘Ask-eve’ dhe një pyetje lidhur me vajzën e vogël të Markut. Një prej tyre e ka pyetur pse nuk poston foto me të dhe përgjigja e Rudinës së bashku me vajzën e Markut na bëri me të vërtetë për të qeshur.

Rudina: Erta Frroku jep përgjigje të lutem.

Erta: Sepse njerka më trajton keq. 

Epo, përgjigjet plot humor të vajzave tregojnë më së miri marrëdhënien e tyre.

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës. Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.