Celebrities Gossip Showbiz

Marrëdhënia e Xhensilës me kunatën e saj është për t’u patur zili!

Xhensila Myrtezaj nuk ngurron asnjëherë të tregojë afrimitetin me familjarët e partnerit të saj, aktorit të njohur Bes Kallaku. Herë me gjyshen e tij të famshme e herë me prindërit, këngëtarja shpesh na regon marrëdhënien e mirë që ka me ta.

E jo vetëm me ta, por Xhensila ka gjithashtu një miqësi shumë të mirë edhe me kunatën e saj, Ana Kallaku. Ana nuk është një personazh i panjohur për publikun, pasi ajo është gazetare e njohur nga audienca. Së fundmi, këngëtarja ka uruar kunatën e saj për një projekt të ri televiziv që ka nisur dhe fjalët që i ka dedikuar janë me të vërtetë emocionuese.

Të pret një rrugtim i gjatë dhe i bukur. Lart e më lart shpirt plot talente.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Në një urim që këngëtarja ka bërë së fundmi për 4- vjetorin e martesës së tyre, Xhensila në mënyrë jo të drejtpërdrejt se çifti ka plane në zgjerimin e familjes së tyre së shpejti.

P.S: Gëzuar përvjetorin e martesës shpirt, vitin tjetër ishalla!   

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me Klajdi Harunin, një këngë të cilën e ka shumë përzemër. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me Klajdi Harunin, një këngë të cilën e ka shumë përzemër. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” vetëm dy muaj pas publikimit ka mbi 14 milion klikime.