Film & Tv

Marrëdhënie jashtëmartesore, alkool…/Nxit debate filmi i parë arab në ‘Netflix’!

Filmi “Dearest Friends”, i pari në gjuhën arabe në Netflix, ka sjellë diskutime të njëpasnjëshme në Egjipt pasi flet për moralin dhe sipas tyre, ka shfaqur minimumin e vlerave, traditave e zakoneve. “Dearest Friends” është një ripërpunim i filmit italian të vitit 2016 “Perfect Strangers”, në të cilin realizohen takime e marrëdhënie jashtëmartesore dhe shfaq personazhet duket pirë alkool.

Aktorët egjiptian dhe kritikët e filmit kanë shprehur mbështetje për filmin. E gjithë ngjarja në film bazohet te 7 shokët të cilët takohen për darkë. Ata vendosin të luajnë një lojë në të cilën të gjithë vendosin telefonat në tavolinë, duke lejuar që të gjitha mesazhet e reja dhe thirrjet që u vijnë në telefon të shihen nga të gjithë.

Gazetari Mustapha Bakry tha se është ankuar të parlamenti egjiptian për ata që kanë bërë filmin. Sipas tij, autoritetet vendase duhet urgjentisht të ndalojnë bashkëpunimin me platformën e filmave, ‘Netflix.’ Bakry ka thënë se ky nuk është filmi parë i cili ka target zakonet e traditat e shoqërisë egjiptiane e arabe.

Avokati egjiptian, Ayman Mahfouz ka thënë se ka ngritur padi kundër regjisorëve të “Dearest Friends”, ku i akuzon për promovim të homoseksualitetit, akuzë kjo e cila lidhet me një personazh në film i cili është homoseksual. Një nga yjet gra të filmit, Mona Zaki, ka qenë objektivi i një fushate armiqësore në internet në lidhje me një skenë në të cilën ajo heq të brendshmet.

Është bërë e ditur po ashtu, se pas kërkesave të njëpasnjëshme për t’u ndaluar ky film, kjo nuk mund të realizohet, pasi sipas kreut të Autoritetit të Censurës për Veprat Artistike, filmi është prodhim libanez, gjë që e pamundëson që “Dearest Friends” të mos shfaqet në Egjipt. Ndërkaq, shumë aktorë e kritikë të fushës e kanë përkrahur filmin dhe kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër krijuesve të filmit.