Bota

Marrëveshje historike për biodiversitetin në COP15: Çfarë do të thotë për natyrën?

Një marrëveshje historike për natyrën u bë në konferencën e OKB-së për biodiversitetin në Montreal, Kanada.

Kjo marrëveshje, është përpjekja më domethënëse për të mbrojtur tokën dhe oqeanet, e për të siguruar financa për të parandaluar humbjen e biodiversitetit në botën në zhvillim.

Konferenca e OKB-së për biodiversitetin – e njohur si COP15 – është konsideruar si “shansi i fundit” për rimëkëmbjen e natyrës. Por gjatë gjithë samitit, pati mosmarrëveshje për fuqinë e angazhimeve dhe se nga do të vijnë financimet.

Pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga Republika Demokratike e Kongos, një marrëveshje u nënshkrua nga afro 200 vende herët këtë mëngjes .

E quajtur Marrëveshja Kunming-Montreal, ajo është krahasuar me angazhimin e Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5C.

Një nga pjesët më të rëndësishme të paktit është një marrëveshje për të mbrojtur 30 për qind të natyrës deri në vitin 2030. Ky objektiv’ është një nga angazhimet më të mëdha të ruajtjes së tokës dhe oqeanit në histori.

Qeveritë ranë dakord gjithashtu të ndërmarrin veprime urgjente për parandalimin e zhdukjes së specieve të kërcënuara nga aktiviteti.

Kjo vjen pas paralajmërimeve të fundit nga shkencëtarët se ne po sjellim fillimin e ngjarjes së gjashtë të zhdukjes masivetë Tokës.

Marrëveshja Kunming-Montreal nuk është ligjërisht e detyrueshme, por vendeve do t’u kërkohet të tregojnë përparimin e tyre në përmbushjen e objektivave përmes planeve kombëtare të biodiversitetit.