Aktualitet

Marrin fund orët e pritjes në det të hapur për tragetin e linjës Brindizi-Vlorë!

Përmirësimi i kushteve të motit i dha fund qëndrimit në det për 129 pasagjerë e 35 anëtarë të ekuipazhit të tragetit të linjës Brindizi-Vlorë. Pas 6 orësh në det, të gjithë pritën përmirësimin e kushteve atmosferike e zbritën nga mjeti lundrues.

Në mëngjes, pengesë për ankorimin e tragetit që vinte nga Italia, u bë era e fortë dhe dallgët e mëdha, që çuan në këputjen e litarëve. Qytetarët u shprehën të frikësuar.

Skandaloze, kur kapiteni i tragetit pa detin e trazuar nuk kishte pse nisej nga Brindizi fare, pse të rrinim në det të hapur mbi 10 orë?

Kishte det dhe shume dallgë, ne erdhëm në port në 07:30 por nuk u ankoruam e dolëm prapë në det.

Nga ora 08:00 që duhej të dilnim, nuk mundëm dot të ankoroheshim.

U lodhëm, mbi 7 orë në pritje për t’u ankoruar. Erdhëm në port po një litar u këput dhe ikëm sërish.