Celebrities Gossip

Martesa e 4-rt për JLo? Vetëm nëse Ben i propozon!

Për çiftin “Bennifer 2.0”, martesa nuk duket e largët. Në televizion flet vetë ajo, Jennifer Lopez, e cila në Hoda Kotb, show-n “The Today”, rrëfen:

Mund t’i them po Ben Affleck-ut, nëse ma kërkon.

Me fjalë të tjera, JLo është gati për martesën e katërt.

Jam romantike, gjithnjë kam qenë. Jam martuar disa herë, por ende besoj formulën “Jetuan të lumtur e të gëzuar”. 100%.

52-vjeçarja Jennifer deri tani numëron tre martesa. Të parën me aktorin Ojani Noa në vitin 1997, për t’u ndarë shumë shpejt, në 1998-ën. Të njëjtin fat pati edhe martesa me Criss Judd. Ishte viti 2001 kur JLo i tha po balerinit të saj, por një vit më pas, në 2002-shin erdhi ndarja. Kaq shkurt për dy të parat se e treta e vërteta, për të vërtetë pati vetëm pjesën që zgjati më shumë se dy të parat.

Në 2004-ën, në altar me këngëtarin e producentin Marc Anthony. Nga lidhja, erdhën në jetë binjakët Max dhe Emme, që sot janë 13-vjeç e prindërit iu ndanë 10 vjet më parë, në 2011-ën. Tani me Ben, këngëtarja po e shqyrton, i duhet vetëm propozimi…