Celebrities Showbiz

Martohet Salsano Rrapi në ditën e ditëlindjes së tij me partneren dhe mamanë e dy vajzave!

Aktori i njohur i humorit Salsano Rrapi është prej vitesh në një lidhje me partneren e tij, njëkohësisht aktoren e njohur, Erjona Kakeli. Nga kjo lidhje çifti është bekuar me dy vajza. Megjithatë, edhe pse prej vitesh bashkë, duket se çifti ka pritur ditën e ditëlindjes së aktorit për të organizuar ditën e dasmës.

Në një festë me të ftuar kolegë dhe familjarë, Salsano është surprizuar prej tyre me një festë shumë të veçantë, e cila përfundoi në ceremoni martesore. Urimi i shkruar për aktorin në formë humori për ditëlindjen e tij u kthye në një betim të përjetshëm për çiftin.

përgjithmonë bashkë…

Gjatë fjalimit Erjona ka treguar arsyen e organizimit të kësaj ceremonie ditën e ditëlindjes së bashkëshortit të saj.

Pavarësisht se kemi qënë kolegë, partnerë dhe prindër, dhe u celebruam në bashki doja ta bëja këtë ceremoninë festive kur të ishin edhe vajzat tona të pranishme.

Në pamjet e treguara nga aktorja e humorit dhe kolegia e Salsanos, Albana Perhati e njohur si “Bukra e Portokallisë”, çifti shfaqet në momente shumë të lumtura bashkë me vajzat e tyre dhe njerëzit e afërt që i rrethojnë, siç janë kolegët, Altin Basha, Xhemi Shehu dhe figura të tjera të njohura për publikun.

Top Albania Radio i uron jetë shumë të lumtur çiftit dhe qofshin gjithmonë bashkë të gëzuar ashtu siç gëzojnë zemrat e shqiptarëve me humorin e tyre!

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ndryshe”, një emision në prezantimin e Salsanos dhe Adi Pojana, Erjona ka treguar se buxhetet në familjen e tyre janë të ndara. Pra, çifti jo vetëm që punojnë në televizione të ndryshme, por kanë dhe ekonomi të ndarë.