Aktualitet

Masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVIDI në burgje!

Për parandalimin e infektimeve nga COVID,  burgjet kanë ndëmarrë masa të reja  pas fluksit të shtuar që mund të ketë për festat e fundvitit dhe takimeve në burgje. Familjarët do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm me test ose pasaportë vaksinimi.

Po ashtu janë shtuar masat e kontrolleve në burgje për ta parandaluar infektimet dhe përhapjen e COVID në burgje. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi.

Pa kushtëzim  është për ato që kanë certifikatë vaksinimi. Vaksinimi është shtrirë në të gjithë IEVP, ku një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve, e kanë bërë vaksinën anti-COVID.

Kujtojmë se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit dhe përgjatë këtyre 3 javëve pritet që të ketë fluks takimesh të famijarëve me të dënuarit e të paraburgosurit për shkak të festave.